Qytetarët tanë që morën dozën e parë jashtë vendit të kontaktojn qendrat shëndetësore për rivaksinim në Mal të Zi

Qytetarët tanë që morën dozën e parë jashtë vendit të kontaktojn qendrat shëndetësore për rivaksinim në Mal të Zi

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi fton të gjithë qytetarët tanë që morën vaksinën e parë kundër infeksionit COVID-19 jashtë vendit që të kontaktojnë qendrat shëndetësore në vendet e tyre të banimit në mënyrë që t’u mundësojnë atyre që të vaksinohen me dozën e dytë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik .

“Në të njëjtën kohë, të gjithë ata që janë vaksinuar plotësisht (të dyja dozat) jashtë Malit të Zi ftohen të raportojnë tek mjekët e tyre të zgjedhur ose të vijnë në pikën më të afërt të vaksinimit, në mënyrë që të futin të dhënat për statusin e vaksinimit në regjistrin e imunizimit, “shtuan ata.

Siç deklarojnë ata, me atë rast, atyre do t’u lëshohet një certifikatë e vaksinimit të duhur, të cilën do të përdorin kur të udhëtojnë së bashku me dokumente të tjera malazeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.